Categories Lajme

VOA: Shtyhet gj yqi për mësuesin ab uzues, nëna e 11-vjeçares: Vajza në gjendje të rë nduar, ankth dhe frikë

Gjykata e Gjirokastrës shtyu të martën procesin gjyqësor në ngarkim të një mësuesi nga fshati Muçodemaj i Tepelenës, i akuzuar nga Prokuroria për “vepra të turpshme me të mitur”. Vendimi i gjykatës u mor pasi mungonte avokati i palës denoncuese, njofton Zëri i Amerikës.

Prindërit që kanë denoncuar një vit më parë mësuesin e shkollës për vepra të turpshme me vajzën e tyre 11 vjeçare, thanë se avokati nuk ishte njoftuar për procesin ndaj dhe gjykimi u shty.

Të dy prindërit e vajzës i thanë Zërit të Amerikës se po përjetonin vështirësi të mëdha. Nëna e vajzës tha se gjendja shëndetësore e fëmijës kishte nevojë për ndihmë dhe trajtim të specializuar. Ajo tha se pas denoncimit e kishin shpërngulur fëmijën në një shkollë në një fshat tjetër për të vijuar mësimet dhe nuk kishin pasur asnjë mbështetje nga institucionet sociale shtetërore apo vendore, megjithëse rasti ishte ekspozuar.

Krahas ecejakeve për të ndjekur proceset gjyqësore, familja përballet edhe me sfidat që lidhen me mentalitetin për raste të tilla në zonat e thella.

Mësuesi 63 vjecar i ka mohuar tërësisht akuzat dhe ndiqet në gjendje të lirë ndërkohë që është pezulluar për dy vjet nga shërbimi arsimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME