Këngëtari i njohur është arrestuar pasi hodhi bluza me vlerë 1200 eurove, transmeton Gazeta Metro. Por këngëtari Marco Carta është lënë i lirë pas akuzave për vjedhjen e 6 bluzave me vlerë 1 mijë e 200 euro më 31 maj në Milano. Ish-fituesi i “Amici”-t dhe i “Sanremo”-s nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit para gjyqtarit Stefano Caramellino, ku të enjten në mëngjes u treguan videot e kamerave të mbikëqyrjes së dyqanit. Prokurori kishte kërkuar dënimin e Marco Carta-s me tetë muaj burg dhe 400 euro gjobë.
‘Carta e ka deklaruar gjithmonë pafajësinë e tij’, tha avokati Simone Ciro Giordano, një nga dy avokatët e artistit 34-vjeçar Menjëherë pas deklaratave para gazetarëve, avokati e mori në telefon Carta-n dhe tha: Marco, jeni liruar. Ok?. Dhe përgjigja e këngëtarit ishte: Oh Zot, faleminderit!, pastaj mbylli telefonin në lot.
“E dëgjova klientin tim në telefon – shtoi Massimiliano Annetta, këshilltari tjetër juridik – dhe përgjigja e tij ishte: “Për mua, ka përfunduar një makth”. Efektet e këtyre proceseve për një person të njohur janë shkatërruese”. Marco më pas bëri një publikim në Instagram ku shfaqej tepër i lumtur për vendimin e gjykatës ndërsa shtonte se ky do të jetë vetëm një kujtim i keq për të:
