Categories Lajme

Vodhi në disa farmaci ditët e fundit, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë, prezantohej si punonjës

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. K.XH., 34 vjeç banues në Tiranë është autori i dyshuar i disa vjedhjeve në farmaci të ndryshme të kryeqytetit ditët e fundit.

Shtetasi K.XH., shkonte në këto farmaci dhe prezantohej si punonjës i depove farmaceutike. 2 prej vjedhjeve të 34 vjeçarit janë të dokumentuara me prova ligjore. Ai duket teksa merr disa produkte farmaceutike edhe nga pamjet e sigurisë.

Në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore është bërë i mundur identifikimi i autorit  dhe arrestimi i tij. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga K.XH.

Njoftimi i Policisë:Tiranë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Farma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen 2 raste të vjedhjes në farmaci, të kryera në Tiranë, gjatë ditëve të fundit.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i cili prezantohej si punonjës i depove farmaceutike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farma”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi K. Xh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.

2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME