Categories Lajme

Vodhi para dhe sende personale, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për vjedhjen e një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit.

Policia ka raportuar se banuesi i fshatit Pajovë me iniciale R.P., ka vjedhur 55 000 lekë, disa sende personale dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë

Kontrollet 24/7 dhe puna e inteligjencës policore që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, lokalizojnë dhe kapin 2 shtetas të shpallur në kërkim për krime ekonomike.

✅Pas shkëmbimit të informacioneve me Policinë e Kavajës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të akuzuar për mashtrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kapën dhe ndaluan shtetasin R. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pajovë. 39-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi në vitin 2022, i ka vjedhur një shtetaseje, nëpërmjet mashtrimit, 55 000 lekë, sende personale dhe 3 celularë. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

✅Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Elbasan dhe Librazhd u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. B., 50 vjeç, banues në Librazhd. Më datat 27.01.2024 dhe 31.01.2024 ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa materiale të hekurudhës “Librazhd-Prrenjas”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME