Categories Lajme

Vokshi zbulon bisedën me Bashën: Më telefonoi dhe më tha akuza të rënda

Në takimin që ish-kryeministri Sali Berisha pati me gratë e Partisë Demokratike foli edhe për përplasjet që kryetari Lulsim Basha ka me LDGSH, forumin e grave në këtë parti që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi.

“Një ditë Basha mori në telefon Vokshin dhe i tha kam shpallur garën për kryetaren e re” – tha Berisha që theksoi se është vetë forumi që shpall zgjedhjet. Ndërsa deputetja Albana Vokshi tha se Basha i kishte thënë gjëra të rënda në telefon.  “Në telefonatën që më bëri Basha hodhi akuza të rënda. Akuza ishte që ishim përfshirë në veprime antistatuore. Ku ishte? Fakti që kemi firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit? Nuk e zhbën dot punën tuaj zoti Basha sepse keni dalë derë më derë për të mbledhur vota. Unë zgjodha foltoren sepse unë s’mund të rrija vetëm në një zyrë bosh” – tha Vokshi.

Pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha njoftoi nisjen e garës për kryetar të Lidhjes së Gruas së PD me argumentimin se strukturave u kishte mbaruar mandati. Kjo u kundërshtua nga Vokshi që tha se sipas statutit është vetë ky forum që e hap garën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME