Categories Politike

Von der Layen zbulon bisedën me Ramën: 651 mijë vaksina Pfizer nga BE për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, Përmes një postimi në “Twitter”. Von der Layen, shkruan se 651 mijë vaksinat e Pfizer që do i dhurohen rajonit tonë, do të shërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe qytetarëve në nevojë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.

Më herët të njëjtin lajm e ndau edhe kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë tregonte me anë të një sttausi se zhvilloi një telefonatë me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila i dha lajmin e mirë.

“Një lajm i mirë në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund” shkruan kryeministri shqiptar, i cili e ka kritikuar BE-në për vaksinat në raport me Ballkanin, sa herë i është dhënë rasti.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME