Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë thotë se vonesat në zbatimin e ligjit për rivlerësimin e pronave frenoi kërkesat për kredi të qytetarëve për periudhën janar-mars.

“Bankat raportuan se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara në miratimin e udhëzimeve që duhet të shoqëronin Ligjin për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe nga kufizimet rregullatore në fuqi prej korrikut 2025”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Në vetëm dy muaj (janar-shkurt) për të cilët të dhënat janë të disponueshme, shqiptarët morën 81.4 milionë euro kredi, nga rreth 110 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë. Procesit të rivlerësimit nuk nisi në janar siç parashikohej, por në fund të shkurtit, duke bërë që shumë blerës të stepeshin për të marrë hua për këtë qëllim derisa të rivlerësohej prona.

Gjithashtu ndikim në uljen e volumit të huave të miratuara kanë dhënë edhe kufizimet e caktuara nga Banka që hynë në fuqi verën e vitit të shkuar.

Ulja e kërkesës për kredi për blerje banese, është kompensuar nga shtimi i kërkesave për hua për financimin e konsumit, ndikuar edhe prej lehtësimit të standardeve për këtë segment.

“Lehtësimi i kushteve të kreditimit u shkaktua nga aplikimi i marzheve më të ulëta mbi kreditë normale, nga shtimi i madhësisë së kredisë dhe nga zgjatja e maturitetit në kreditë konsumatorë”, thuhet në raport. Por edhe pse si total janë regjistruar më pak kërkesa për kredi, në raport theksohet se refuzimet janë shtuar për shkak të historikut negativ që kanë pasur qytetarët në shlyerjen e huave.

Për periudhën prill-qershor, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave, e njëkohësisht raportojnë se do të jenë më ‘dorëlëshuar’ në kredidhënie, me kushte më të lehtësuara.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME