Categories Lajme

Vorë,Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, vihet në pranga 43-vjeçari

Vorë,Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celular që shërbente për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vorë, u konstatua shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Vorë, në celularin e të cilit, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Aparati celular që shërbente për këtë veprimtari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME