Categories Kulture

Voskopoja, qendër e historisë së Ballkanit

Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e Kulturës Ballkanike dhe Europiane.

Ajo ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Korçës.Është ndërtuar mbi një pllajë të lartë rreth 1200 m mbi nivelin e detit dhe mbrohet nga tri anë me male e kodra.Në anën lindore lartësitë vijnë duke u zbutur dhe krijojnë një luginë,e cila përbën hyrjen e vetme natyrale për në Voskopojë.

Në fillim të shekullit të XVIII qyteti kishte 14 lagje që zinin një sipërfaqe rreth 18 ha.

Voskopoja, si fshat i afërt me Korçën, rreth 20 km, është një fshat dikur qytet, në të cilin mbivendosen shumë shtresa kulturore të qytetërimit dhe të popullsisë. Voskopoja ka qënë një thesar kulturor që në themelimin e saj me vlera të veçanta jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin. Bazuar në këto vlera që mbart në mënyrë jo rastësore është kthyer në një qendër turistike të vizituar gjatë gjithë vitit.

Por,ajo që është e veçanta e Voskopojës,janë objektet e kultit,kishat ,të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: Kisha ”Shën Nikolla” , Kisha ”Shën Maria” , Kisha ”Shën Ilia”, Manastiri i ”Shën Prodhromit ”, Kisha ”Shën Thanasi”, Kisha ”Shën Mehilli” , të cilat janë monument kulture të kategorisë së I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar më kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Voskopoja gjithashtu ruan dhe potencialin e saj turistik.Fshati, i cili ka të ndërthurur vlerat historike, kulturore dhe bukuritë natyrore, tërheq vizitorët të shumtë vendas dhe të huaj.

Grupime të ndryshme, familjare, shoqërore, por edhe individualisht, turistët zgjedhin të vizitojnë fshatin malor për klimën e freskët dhe vlerat e tij historiko-kulturore.

Kjo perlë i tërheq turistët e huaj, ku përveç atyre që ndalen për pak, ka nga ata që kalojnë ditët e tyre të pushimeve duke zëvendësuar bregdetin me klimën malore.

Përveç të huajve, fshatit nuk i mungojnë as pushuesit nga kryeqyteti apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, gjithashtu të pandarë janë qytetarët e Korçës./a.a/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME