Categories Lajme

Vota e emigrantëve? Celibashi: ndryshimet deri në janar 2024

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës? Në parim mazhoranca dhe opozita duket se janë dakordësuar për këtë çështje, por ende nuk ka asnjë hap konkret për të zbatuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit ka ngarkuar Kuvendin për plotësimin e hapësirave ligjore dhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se këto ndryshime duhet  të realizohen deri në janar të vitit 2024, në të kundërt implementimi i votës së emigrantëve nuk do mund të realizohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

E pranishme në aktivitetin ku u diskutua vota e diasporës, ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Ajo tha se opozita duhet të bëjë më shumë presion për këtë çështje e cila duhet të jetë prioriteti kryesor edhe në komisionin e reformës zgjedhore. Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi tha se mazhoranca është e gatshme për të punuar dhe mundësuar votën e emigrantëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME