Categories Lajme

Dhuna në seancë plenare, 6 deputetë të opozitës përjashtohen nga Kuvendi

Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, që mbështesin Sali Berishën, pasi tensioneve dhe dhunës që shkaktuan në seancën plenare të së hënës. Pesë deputetët, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi u përjashtuan për 10 ditë.

Ndërkaq, deputeti tjetër demokrat, Saimir Korreshi u përjashtua për 3 ditë. Të hënën, seanca plenare nisi dhe përfundoi me tensione, madje pati edhe përplasje fizike. Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas dhe goditi me grusht kolegun socialist, Vullnet Sina, teksa ky i fundit mori fjalën nga vendi i tij.

Ata u konfliktuan edhe jashtë ambienteve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës, por u ndanë nga deputetët aty pranë. Sali Berisha nuk e dënoi dhunën e deputetit të tij, ndërsa Gazment Bardhi e amnistoi duke thënë se mazhoranca po dhunon çdo të drejtë të opozitës e nuk po i lë rrugë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME