Categories Lajme

Moti i keq godet Italinë, alarm i kuq në disa rajone

Veriu i Italisë përfshihet nga moti i keq. Emilia Romagna sërish është bërë epiqendra e përmbytjeve.

Mbrojtja civile dhe agjencia rajonale e mjedisit lëshuan një alarm të kuq për shkak se lumenjtë ndodhen në pikën kritike.

Në zonat Piacenza dhe Parma, rrugët si dhe shkollat janë mbyllur, për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ndërsa disa familje janë evakuuar pasi katet e para të ndërtesave u përmbytën.

Në Veneto, moti i keq ka detyruar autoritetet që ndalin udhëtimet, ndërsa njerëzve u është këshilluar që të mos dalin nga banesat. Era, shiu dhe breshri goditën Genova duke shkaktuar probleme në aeroportin Cristoforo Colombo dhe disa fluturime u devijuan në vende të tjera.

E njëjta situatë në Fiuli Venezia Giulia, reshjet intensive të shiut dhe stuhive bënë që Mbrojtja Civile të ngrinte nivelin e alarmit nga e verdha në portokalli. Në Venecia, uji për shkak të rreshjeve të fuqishme ka arritur në një metër e 54 centimetra, duke vënë në gatishmëri Mbrojtjen Civile për të shmangur përmbytje katastrofike.

Ndërkaq erërat e fuqishme, rrufetë dhe rrebeshet shkaktuan probleme në disa zona në Milano, duke ndërprerë energjinë elektrike për shumë familje, duke rrëzuar pemë dhe shtylla të tensionit të lartë, nga ku dy persona mbetën të plagosur. Liqeni i Komos është afër pikës kritike dhe rrezikon që të shkaktojë përmbytje në qytet ndërsa po mbahet nën monitorim.

Probleme me qarkullimin janë shkaktuar në zonën e Alpeve. Autostrada Brenner është mbyllur në drejtim të veriut në kufirin me Austrinë për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimeve të shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME