Categories Lajme

Votim online përmes aplikacionit “Join LSI”, Kryemadhi: Ne do të jemi shembull për përzgjedhjen e delegatëve në Konventën Kombëtare

Gjatë një konference për shtyp kryetarja e LSI, Monika njoftoi se partia e saj do të votojë me aplikacion online për delegatët në Konventën Kombëtare. Kryemadhi shpjegoi se LSI do të aplikojë votimin online nëpërmjet “Join LSI’’, një aplikacion i lehtë për t’u përdorur në telefona dhe i aksesueshëm dhe nga mediat.

Monika Kryemadhi garantoi se pas zgjedhjeve LSI do të japë shembullin e një procesi shembull për angazhimin dhe pjesëmarrjen. Kryetarja e LSI i bëri thirrje të rinjve e të rejave që të marrin pjesë në këtë proces ku përcaktohet e ardhmja e drejtimit të partisë. “Të gjitha anëtarët e LSI dhe gjithë Shqipërinë do u drejtohen qendrave të votimit në bashki apo online, ku ne si LSI kemi krijuar votimin online në bazë të bashkive apo qarqeve për delegatët në Konventën Kombëtare.

Do të përcaktohet e ardhmja e drejtimit të LSI. Kam besimin e plotë se pas zgjedhjeve që do të ketë një shembull për angazhimin dhe pjesëmarrjen në LSI. Ne kemi qenë avangard në këto procese. Që në 2004 kemi aplikuar praktikën një anëtar një votë për kryetarin. Tashmë po aplikojmë votimin online nëpërmjet “Join LSI’’. Jo vetëm i lehtë për telefonat por edhe mediat do kenë një demo publike.

Përsëris nëpërmjet kësaj thirrjen ndaj të rinjve e të rejave që të përfshihen në LSI. Do të thotë të marrësh në duar fatet apo dhe vetëqeverisës, shumë e domosdoshme për brezin e ri. Kam pasur takime, dhe më bën përshtypje pjesëmarrja e djemve dhe vajzave, por jo vetëm edhe dëshira për të marrë vendimet për veten e tyre, janë të frustuar nga politika dhe mungesa e shpresës. Dua të theksoj se sot më shumë se kurrë e kemi të nevojshme përfshirjen e gjithë intelektualëve, e dimë që janë të zhgënjyer nga politika, por i vetmi ilaç është përfshirja.”- deklaroi Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME