Categories Lajme

Votimet në Kosovë, kryetarja e KQZ: Pjesëmarrja më e lartë se në zgjedhjet e 2017

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka regjistruar pjesëmarrje në votime rreth 9.64% të qytetarëve që kanë votuar. Në një prononcim për Tv Klan, Valdete Daka është shprehur se pjesëmarrja deri në orën 11:00 është më e lartë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

“Deri në orën 11:000 procesi është u zhvilluar në rregull. Kemi pasur disa incidente për të cilat ka reaguar Prokuroria dhe policia. Kemi pasur dhe disa arrestime. Sa i përket anës tonë, çdo gjë është duke u zhvilluar në rregull. Deri në orën 11:00 kemi pasur dalje përafërsisht 9.64%. Pra kemi një dalje më të madhe se në zgjedhjet e vitit 2017”.

E pyetur nga gazetarja e Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha, përse disa qendra votimi u hapën me vonesë, kryetarja e KQZ dha këtë përgjigje: “Kemi patur disa qendra të votimit që nuk janë hapur me kohë, kemi pasur disa vonesa të komisoinerëve. Por të gjitha këto janë zgjidhur dhe disa qendra janë hapur me vonesa 7-8 minuta që nuk ndikon procesin zgjedhor”.

Sa i përket problemeve me listat e votuesve në të cilat figurojnë emra të personave të vdekur, Daka deklaroi se kjo gjë nuk përbën problem nëse nuk keqpërdoren.

“Mundet të ndodhë që ka dhe emra të personave të vdekur, por përderisa nuk keqpërdoren nuk është problem i madh. Në momentin që kemi informata se dikush ka votuar në emër të këtyre personave të vdekur, atëherë bëhet vepër penale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME