Categories Lajme

Votimi elektronik/ Avokati Llapaj pyetje Celibashit: A ishte vota e fshehtë?

Avokati Adriatik Llapaj ka ngritur një pyetje lidhur me procesin e votimit elektronik, që për herë të parë  u vu në zbatim në njësinë numër 10 në Tiranë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Llapaj teksa ka publikuar fletën e votimit, shkruan se mbi fletë ka një BAR-KOD identifikimi që bën regjistrimin e votuesve në bazë të listave zgjedhore.

Sipas tij nga ky BAR-KOD, mund të identifikohet vota e qytetarëve dhe në këtë mënyrë është rrezikuar fshehtësia e votës. Dhe në lidhje me rastin në fjalë Llapaj i drejton pyetjen Celibashit, për t’i dhënë një përgjigje.

“Nëse kryqëzohen të dhënat e QR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai?”- është pyetja që drejton Llapaj.

Postimi i plotë?

“Nëse kryqëzohen të dhënat e BAR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai? Faleminderit shumë! Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta! P.s është pyetje që do përgjigje,”-shkruan avokati.

NJË PYETJE PËR KOMISIONERIN SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

A ISHTE VOTA E FSHEHTË?

Konstatoj se fleta e votimit ka QR-KOD.

Konstatoj se aparati që bënte identifikimin elektronik të zgjedhësve bën regjistrimin e votuesve sipas radhës së votimit duke i identifikuar ata me numrin që kanë në listat zgjedhore.

Pyetje:

Nëse kryqëzohen të dhënat e QR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te paisja e identifikimit të zgjedhësve a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar ai? Faleminderit shumë! Nëse vërtetohet se del, atëhere zgjedhjet të fshehta nuk kanë qenë…të lira ndoshta! P.s është pyetje që do përgjigje.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME