Categories Lajme

Voziti autobusin drejt Gjermanisë 31 orë pa ndal, shoferit kosovar i ndodhë e papritura

Drejtoria për kontrollimin e mjeteve të rënda në Koblenz ka ndaluar një autobus nga Kosova që udhëtonte në linjen Pejë-Dortmund. Realizimi i kontrollimit është bërë në Monmtabaur në autostradën A3. Gjatë kontrollimit të biletave ishte konstatuar se autobusi ishte nisur nga Peja më 11 nëntor në ora 7:00 të mëngjesit. Shoferi kishte deklaruar se në autobus ishte edhe një shofer i dytë, por më pas u vërtetua se ishte edhe një i tretë që gjendej aty.

Inspektorët e kontrollit poashtu panë se në diagramin e shënimeve mungonin 1 mijë e 200 kilometra. Ata verifikuan edhe kohën e ngasjes ku doli se shoferi kishte vozitur pa ndal për 31 orë apo rreth 10 orë më shumë se koha e lejuar. Poashtu doli se edhe shoferët e tjerë nuk e kishin drejtuar fare autobusin gjatë rrugëtimit nga Peja për në Gjermani.

Autobusit iu ndalua vazhdimi i rrugës tutje për shkak se kishte edhe defekte serioze. Për tre shoferët dhe për firmën e autobusit janë iniciuar procedura përkatëse të procedurës administrative, ose gjithsej 5 mijë euro gjobë. Shtatë udhëtarët e autobusit janë bartur me një autobus tjetër deri në vendin e destinimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME