Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali. Një mësuese 90 vjeçe, e dalë në pension, është qëlluar me thikë dhe vrarë në shtëpinë e saj. Dyshohet se vrasësi i saj mund të jetë një i ri shqiptar, i cili është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia italiane.
Sipas mediave fqinje, shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin. Ai është futur në banesë për të vjedhur para, por më pas e gjitha ka përfunduar në vrasje. Tashmë shqiptari ndodhet në qeli dhe policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.