Categories Lajme

Vranësira dhe kthjellime afatshkurtra, priten rebeshe shiu në këto zona

Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në jug të vendit.

Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME