Categories Lajme

U plagos pasi u rrëzua përtokë se ishte i dehur, ndërron jetë 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot pasi dyshohet se ky i fundit, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjendje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në kokë.

Raportohet se këqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe këqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Sakaq, trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjendje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe këqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME