Categories Lajme

Naxhija numëron fatkeqësitë: Fëmijën e parë ia dhurova kunatës, mbeta vejushë në moshën 28-vjeçare…

Luljeta ka sjellë  në “Shihemi në Gjyq” motrën e saj, Naxhijen për një premtim të pambajtur. Ajo ka shitur shtëpinë pasi Naxhija i kishte premtuar se do të jetonin bashkë në shtëpinë e saj, por kjo nuk është realizuar.

Gjatë debateve me motrën në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Luljeta thotë se Naxhija i ka dhuruar kunatës fëmijën e saj të parë. Naxhija shpjegon se është martuar në moshën 15-vjeçare për t’u kujdesur për vjehrrën e sëmurë me sklerozë.

Kunata e saj ishte e martuar, por pa fëmijë dhe ndaj bashkëshorti i Naxhijes vendos që t’ia dhurojë asaj djalin e tij të parë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe je bërë nënë?

Naxhije: 17 vjeçe.

Naxhije: Erdhi fëmija i parë në jetë zoti Ardit dhe kunata nuk kishte fëmijë. Ngrihet bashkëshorti, ia dhuron fëmijën. 3 muajsh e mbajta, 3 muajsh, sa lindi fëmija i parë.

Ardit Gjebrea: A të pyeti ty?

Naxhije: Nuk pyeti, nuk pyeteshim. Llafi ligj bëhej llafi i burrit. Në atë kohë ajo ishte.

Eni Çobani: Si mund të merret fëmija i parë?

Luljeta: Si ka mundësi moj motra ime t’i dhurosh ti fëmijën, krijesën dhe të të lërë sot ty rrugëve moj? Ku je ti, deri sot ku jetove moj? Nuk kishe ti të drejtë të kërkoje?

Eni Çobani: Kush e ka marrë fëmijën e parë të lutem që e ke pasur djalë apo jo?

Ardit Gjebrea: Pra motra e bashkëshortit.

Naxhije: Po, ia dha të motrës. Vdiq vjehrri, vdiq vjehrra kur erdhën momentet. Në ’92 kemi bërë shtëpitë zonja Eni.

Eni Çobani: Kush i ka bërë pra? I ke bërë ti me burrin apo jo?

Naxhije: Unë me burrin. Në ’96 më vdes burri, 40-vjeçar, i ri fare zonja  Eni.

Eni Çobani: Të vdes edhe burri?

Naxhije: Vdes edhe ai.

Eni Çobani: Dhe që nga viti, më fal, në ’96 sa vjeç ishe?

Naxhije: 28-29 vjeçe.

Eni Çobani: Dhe që  atëherë s’je martuar më?

Naxhije: Jo.

Ardit Gjebrea: Naxhije, ke fëmijë të tjerë?

Naxhije: Kam dy, çun e gocë. Edhe sot e kësaj dite kunati me kunatën më kanë lënë pa asnjë lloj letre zonja Eni. Kjo ishte fatkeqësia, sot e kësaj dite asnjë lloj letre se do i bënte kunata.

Ardit Gjebrea: Ai fëmijë është i regjistruar në emrin tënd apo të kunatës?

Naxhije: Fëmijën me letra, kunata e mori.

Naxhija shton se me djalin e saj të parë nuk gëzon marrëdhënie të mira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME