Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë paraditen në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe shirave në një pjesë të mirë të territorit. Më të dendura shirat paraqiten në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta por momente me pika shiu do të ketë edhe në vijën bregdetare. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë vendin e vëndit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Paraditja do të nisë, me vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e Kosovës, më të dendura shirat paraqiten në Veri dhe Veriperëndim të Kosovës. Por pas mesditës dhe në vijim do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-sjellë motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në të gjithë Kosovën.

Republika e MV do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jënë dominante përgjatë orëvë të paradites Ku në shumë zona shirat do të jenë në formë shtërngate. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë MV duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Në dy skajet e Evropës përkatësisht në Gadishulli iberik si edhe brigjet e Egjeut dominante do të jenë kthjellimet dhe temperaturat e larta ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Spanjë dhe Portugali ndërsa me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere dhe breshëri do te jenë Europa Veriore, pjesërisht Europa Qendrore si edhe rajoni i Ballkanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME