Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Sipas MeteoAlb mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta do të mbizotërojë gjatë orëve të para të ditës, duke sjellë herë pas herë reshje shiu e dëbore.

Parashikohet që vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës të mbeten prezent gjatë gjithë ditës, Por herë pas here do kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke u luhatur nga -1°C zonat verilindore deri në 13°C në mesdita në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova Dita nis me vranësira të shpeshta duke gjeneruar herë pas here reshje dëbore.

Kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta mbizotërojnë gjatë gjithë ditës dhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me kthjellime dhe pauzë të reshjeve.

Maqedonia e Veriut Orët e para të ditës do të paraqiten me vranësira të herë pas hershme dhe reshje dëbore në zona të izoluara. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë MV duke sjellë reshje dëbore.

Rajoni dhe Europa Kthjellimet do të përfshijnë Ishujt Britanikë, Europën Veriore dhe pjesërisht Europën Qendrore. Ndërsa Lindja dhe rajoni i Mesdheut vijojnë me reshje shiun e dëbore. Herë pas here do ketë stuhi afat shkurtra ere.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME