Categories Lajme

Burrel, i vihet tritol shtëpisë së punonjësit të SHISH, Alfred Karaj

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burrel. Mësohet se i është vënë t ritol banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Alfred Karaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lagjen Partizani në qytet. Ende nuk dihet nëse shpërthimi është bërë për arsye të punës së të riut.

Mësohet se Alfred Karaj dhe familjarët e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ka shpërthyer tritoli. Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm d ëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i së cilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka pasur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda pl asëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME