Categories Lajme

Vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër në këto zona

Dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime, por duke ju afruar mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive në zonat jugore dhe gjysmën Lindore duke sjellë shira afatshkurtër në këto zona ndërsa veriperëndimi mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri në mbrëmje kur moti përmirësohet përkohësisht.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa

Europa Perëndimore dhe ajo Veriore vijojnë në ndikimin e qendrave ciklonare, ku vranësirat e dendura dhe rrebeshet e shiut shoqëruar me stuhi ere do jenë mbizotëruese.

Po ashtu Lindja e Europës dhe Brigjet e Egjeut mbeten me shtrëngata shiu. Ndërsa me kthjellime vijojnë vendet e Europës Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut.

Kosova Kthjellime dhe vranësira do të karakterizojnë motin në Republikën e Kosovës deri pas – mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave në zonat jugore-juglindore duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu, më të dukshme në Gjilan dhe Gjakovë. Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke ri-sjell kthjellimet në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Dita do të nis me kthjellime por duke ju afruar orëve të mesditës priten zhvillim i vranësirave konvektive duke sjell rrebeshe shiu pothuajse në të gjithë republikën e Maqedonisë së Veriut. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të motit dhe për pasojë kthjellimet do të jenë dominante

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME