Categories Lajme

Vrapi: Në këndin e maturantit, e gjithë procedura e Maturës (Video)

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, nëpërmjet një video-mesazhi ka informuar këtë herë maturantët në lidhje me “Këndin e Maturantit”, në të cilin do të afishohen të gjitha ndryshimet që vijnë në Maturën Shtetërore 2020. Nga ana tjetër, Vrapi thotë se maturantët mund të informohen jo vetëm në faqen zyrtare të QSHA dhe MASR, por gjithashtu edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në “Këndin e Maturantit”, i cili do të jetë i pranishëm në çdo shkollë në Shqipëri.

Këtë vit Matura Shtetërore po shoqërohet me disa ndryshime të kushtëzuara nga situata e pandemisë, QSHA dhe MASR po përgatisin një udhëzues mbi mënyrën e testimit në maturën shtetërore. ”Më datën 18 maj, kur maturantët do të rikthehen në shkollë, në “Këndin e Maturantit” do të jetë e afishuar e gjithë procedura e maturës shtetërore”.

Aty nxënësit do të mund të gjejnë detajet jo vetëm në lidhje me testet, por edhe në lidhje me fletë-përgjigjen dhe çdo element tjetër që lehtëson procesin e provimeve në Maturën Shtetërore. ”Mbetet detyrë e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, patjetër edhe vetë maturantëve që ta marrin këtë informacion”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME