Categories Lajme

“Vrasësi ka probleme të…”/ Alibia e avokatit të Muskurtit që qëlloi për vdekje vëllain dhe kunatën

I qetë dhe pa asnjë shenjë pendese ka dalë para togaave të zeza Arsen Muskurti vrasësi i vëllait dhe kunatës së tij, 2 ditë më parë në Tiranë.

Është mjaftuar me një përshëndetje me dorë nga kamerat dhe një komunikim me avokatin dhe e ka ndjekur në qetësi masën e sigurisë ndaj tij. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat 38-vjeçarin, i cili i  mori jetën vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti.

Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie burg me afat 30 ditë për ti bërë një vlerësim psikologjik autorit pasi sipas avokatit ai ka çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe prej vitit 2018 por kjo u refuzua nga gjykata, raporton TCH.

“U vetëdorëzua. Ka bërë 7 kallëzime në polici. Gjendja psikologjike nuk është e mirë“, tha Suad Idrizi.

Konfliktet e vazhdueshme mes vëllezërve kishin nisur në 2018 nga prishja e ortakërisë në biznesin e agjencisë së udhëtimeve.

Ky konflikt ishte zhvendosur në gjykatë ku viktimat i kërkonin autorit rreth 170 mln lekë të vjetra. Një konflikt I hapur mes tyre ishte edhe mospranimi i mënyrës së jetesës që bënte 38 -jeçari Arsen Muskurti duke pasur 3 martesa.

Drama më e madhe pas kësaj vraje është fati I 10 të miturve, 3 fëmijët e çiftit që ndërroi jetë dhe 7 të autorit të krimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME