Categories Lajme

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, Prokuroria përfundon hetimet: Merren të pandehur 9 persona

Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 2 Gusht të vitit 2022, ku në Potam të Himarës gjeti vdekjen në breg të detit, Jonada Avdiu, 7 vjeçe.

Ajo u përplas nga një mjet lundrues, në drejtimin e së cilës ishte Arjan Tase. Ky i fundit në momentin e ngjarjes ishte me detyrë shef i policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, por kishte mbajtur edhe detyrën e shefit të Komisariatit të Himarës më parë.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e Tases të zonës së përcaktuar për notarë si dhe manovrës së gabuar të tij në drejtimin e mjetit. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, Prokuroria përfundon hetimet: Merren të pandehur 9 persona

Hetimit të prokurorisë nuk i kanë shpëtuar edhe institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik. Konkretisht për Bashkinë Himarë, Komisariatin Himarë dhe Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë.

Janë 8 persona që janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre.

“F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

L. A.,  B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kotrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

B. A. dhe A.B.,  me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes”, njoftoi prokuroria.

Aksidenti i rëndë që i mori jetën Jonadës ndodhi rreth mesditës së 2 Gushtit. E mitura ishte duke luajtur në bregun e detit. Por skafi që drejtohej nga Tase përfundoi mbi të duke i marrë jetën.

Pas ngjarjes, Tase u përjashtua menjëherë nga radhët e uniformave blu. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik dhe për pasojë u zhvilluan disa protesta në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 4 persona, një prej tyre punonjës i OSHEE!

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME