Categories Lajme

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK nis gjykimin në mungesë për organizatorin e dyshuar

Jemin Shera, i akuzuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, do të gjykohet në mungesë në gjykatën e Posaçme. Procesi për të pandehurin ishte pezulluar për një vit, sikurse parashikon ligji dhe gjatë kësaj kohe pavarësisht kërkimeve, policia nuk mundi ta vërë në pranga të akuzuarin.

Në këto kushte, këtë të enjte, Gjykata e Posaçme vendosi të nisë procesin gjyqësor kundër tij. Në seancë gjyqësore gjykata relatoi se vëllai i të pandehurit kishte deklaruar se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij, ndërsa në shtëpinë e Sherës në zonën e Zall Herrit, nuk është gjetur asnjë person.

SPAK tha se nga hetimet ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

Për të provuar akuzat ndaj Jemin Sherës, prokuroria depozitoi 168 prova shkresore si dhe kërkoi pyetjen e 16 dëshmitarë dhe 5 bashkë të pandehurve në të njëjtin proces, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti.

SPAK dorëzoi në gjykatë 3 akt ekspertime telefonike të reja, prova të cilat i kishte siguruar së fundmi. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 26 Janar ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarët e parë.

Shera dhe të pandehurit e tjerë ekzekutuan Behar Sofinë kundrejt pagesës. Si ekzekutor veproi Ernejt Shyti. Ndërsa, pavarësisht se kanë kaluar  vite nga krimi që tronditi Tiranën nuk janë identifikuar urdhëruesit. Motivi i vrasjes së biznesmenit dyshohet të jenë përplasjet e grupeve kriminale në trafiqet e drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME