Categories Lajme

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën e dy autorëve të dyshuar për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Edmond Papa u ekzekutua në Tiranë më 16 dhjetor 2022 dhe dyshohet se u eliminua si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së  27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt tek rreth rrotullimi i TEG, më 11 qershor 2022.

Ndaj kunatit Aleksandër Sadikajt, Albano Velo dhe të pandehurit tjetër rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Albano Velo, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, është kunati i Aleksandër Sadikajt.

I riu është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt dhe djali i një efektivi policie.

Ai është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.

Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022. Vetë 30-vjeçari ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.

Motra e Aleksandër Sadikajt nxjerr emrat e vrasësve të të vëllait

Motra e Aleksandër Sadikajt ka përmendur disa nga emrat që sipas saj janë të përfshirë në vdekjen e të riut. Vanesa shkruan në një postim në rrjetet sociale, se Ledion Alushaj në bashkëpunim me Edmond Papën janë autorët e vrasjes së vëllait të saj.

Sipas saj, 27-vjeçari ndjerë i kishte dhënë me mirëbesim makinën Ledion Alushajt, por ky i fundit e ka dërguar tek servisi i dajës së Edmond Papës, ku edhe iu vendos tritoli.

Ajo shkruan se Aleksandër Sadikaj dhe dy personat që i konsideron si vrasësit e të vëllait, hanin e pinin së bashku, madje i shkuan edhe në varrim një ditë pas krimit që shokoi opinionin publik.

“Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne”, thotë ajo.

Ndërsa shtoi se së bashku me Edmond Papën i kanë shkuar në banesë ku kanë qëndruar gjithë natën dhe “bënin sikur qanin”.

“Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë.

Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin.

Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”.

Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve.

Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandërit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt”, shkruan ajo në një postim.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt

27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, u vra më 11 qershor 2022 në aksin Sauk -TEG, kur makina me të cilën po udhëtonte shpërtheu, si pasojë e vendosjes së tritolit.

Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm.

Ai mundi të dilte vetë nga makina dhe u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Sadikaj ishte pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj.

Vrasja e Edmond Papës

Krimi ndodhi më 16 dhjetor 2022 në një lokal në Tiranë.  Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit: A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” . Si dhe shpallja në kërkim e bashkautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia e Tiranës në reagimin zyrtar.

Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Pas krimit, burime nga uniformat blu thanë se pista kryesore e ngritur për hetimet është ajo e larjes së hesapeve për prishje të pazareve të drogës.

Viktima nuk jetonte në Tiranë, por kishte ardhur tek i vëllai i tij në kryeqytet.

Edmond Papa jetonte në Sarandë, ku kishte në pronësi dhe një hotel. Ndërsa rezultonte i dënuar edhe në Greqi për trafik droge.

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës refuzon

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë, Ndalohen shpërndarësit, kishin gati dhjetëra doza kanabis

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 12,000 rrënjë kanabis janë asgjësuar në qarkun Shkodër

Në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet nën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia kufitare u vjen në ndihmë 8 turistëve, në dy raste në Vlorë dhe Dhërmi

Policia Kufitare Vlorë, tha sot se është e angazhuar maksimalisht për sigurinë në hapësirat detare.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal në “Rrethrrotullimin e Levanit”

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në zonën e njohur si “Rotondo e Levanit”, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarja 45-vjeçare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e qytetit Tolentino pranë Maceratës në Itali, ku…

LEXO ME SHUME