Categories Lajme

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Shqipëria i dërgon prova Marokut për ekstradimin e portugezit

Kanë nisur procedurat mes Shqipërisë dhe Marokut për të kryer ekstradimin e autorit të vrasjes së Ardian Nikulajt, në vendin tonë.

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Marokut dosjen me prova e fakte ndaj Ruben Saraiva, për vrasjen që ndodhi më 19 prill në Shëngjin. Provat do të bindin autoritetet marokene se janë në rrugë diplomatike, duke kërkuar ekstradimin e tij.

Me Marokun nuk ka një dokument ekstradimi, por në bazë të reciprocitetit të ndërsjelltë mes dy vendeve ka patur raste të dorëzimit të kërkesave të kërkuara nga ekspertët.
Gjykata Marokone ka dhënë ndaj Saraivës masën 40 ditë paraburgim për efekt të urdhërimit të arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Shqipëria. Autori i vrasjes së Nikulajt, u kap ditën e dielë (6 Prill) në Marok, ndërsa Interpol Tirana njoftoi partnerët për praninë e tij atje, pasi Ruben Saraiva ka lidhje me disa anëtarë nga Maroku.

Ndër provat më të forta që lidhin Saraivën përtej deklarimeve, pamjeve filmike, shoqërimeve të filmuara me Edmond Haxhia është edhe ADN, prova biologjike e përftuar nga rrobat dhe çakakëzi që ai ka në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, ku u gjet edhe motorri që u përdor në krim.

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.

Ruben Saravia u largua nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME