Categories Lajme

Vrasja e biznesmenit Shkëlzen Kastrati që ‘tundi’ Fierin, 21 vite burg për Albert Zajën

Albert Zaja është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në janar të 2 viteve më parë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Fierit, e cila konstatoi se Albert Zaja, është njëri nga protagonistët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, i cili gjatë procesit gjyqësor kishte kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gazetari Elton Qyno, raporton “Ora News”, mëson se për Zajën, prokurori i çështjes Dorian Tafili kishte kërkuar 25 vite heqje lirie, por për të Gjykata vendosi 21. Ndërsa prej gjykimit të shkurtuar, Zaja ka përfituar uljen e dënimit me vetëm 4 vite.

Gjatë gjithë hetimit Zaja nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka mohuar gjithë kohës se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit. Ndërkohë për 3 bashkëpunëtorët e tij të shpallur në kërkim nga prokuroria e Fierit si pjesëmarrës në këtë krim, Elson Xheçuka, Elmir Tufa dhe Silvia alias Roland Cara, Gjykata ka vendosur të kthejë dosjen e akuzës për plotësim të veprimeve hetimore.

“Për tre personat e mësipërm gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre,”, -shkruhet në artikull. Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën Tufa është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

NGJARJA

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME