Categories Lajme

Vrasja e gruas në Orikum, dyshohet se burri mbyti 48-vjeçaren me fashetë!

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e djeshme qytezën e Orikumit, ku një burrë vrau bashkëshorten e tij dhe më pas i dha fund jetës me armë zjarri.

Sipas informacioneve nga familjarë të çiftit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën trekatëshe të çiftit Llogora Xhevroj dhe Sose Xhebroj. Dy fëmijët e familjes, të moshës 16 dhe 19 vjeç, pasi janë përpjekur disa herë të kontaktojnë nënën e tyre në telefon pa marrë përgjigje, janë nisur drejt banesës së bashku me dy shokë.

Fillimisht, djali i madh ka hyrë në banesë dhe në katin e tretë të banesës ka gjetur nënën e tij, Sose 48-vjeçe, pa shenja jete. Mësohet se në qafë ajo kishte një fashetë dhe ishte e gjakosur. Dyshohet se ajo ishte mbytur me këtë fashetë të lidhur rreth qafës, Menjëherë, djali i madh ka njoftuar vëllanë e tij, i cili ndodhej në makinë me dy shokët, dhe më pas kanë lajmëruar ambulancën e Orikumit.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar trupin e pajetë të gruas drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj.

Mësohet se edhe dy djemtë kanë shoqëruar ambulancën me trupin e pajetë të nënës së tyre. Ndërkohë, gjatë kohës që ata ndodheshin në banesë, babai i tyre kishte kryer vetëvrasje në garazh, pa dijeninë e djalit të madh. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare. Ndërkohë, varrimi i dy viktimave pritet të kryhet ditën e nesërme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet banesa, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes në fshatin Murras

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Murras, në bashkinë  e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTOT/ Policia shoqëron përkrahësit e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përplaset me efektivët, shtrihet në tokë për të ndaluar arrestimet!

Pas protestës së Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të Shqipëria bëhet përpara Kryeministrisë, pati konfrontime me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari godet me thikë të riun, arrestohet nga policia

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje në qytetin e Gjirokastrës. Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

NGA VLORA NE QSUT-SHENDETESIA PUBLIKE NE ALARM DHE PROBLEM POLITIK KOMBETAR

NGA VLORA NE QSUT-SHENDETESIA PUBLIKE NE ALARM DHE PROBLEM POLITIK KOMBETAR Shohim rëndom përditë,abuzimet nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dy ditë më parë e nuk u kthye më, gjendet i pajetë 42-vjeçari!

Një 42-vjeçar i cili ishte larguar nga banesa më 2 janar është gjetur i pajetë.…

LEXO ME SHUME