Categories Lajme

Vrasja e Hekuran Billës, pushohet çështja për dy të dyshuarit. Shuhet masa e sigurisë për dajë dhe nip

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen penale ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Malin, konkretisht dajë dhe nip është shuar masa e sigurisë.

Ata qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në arrest shtëpie. Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006. Hekuran Billa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës Snaresbook Angli, pasi në tetor të 2006-ës, në një lokal në rrugën “Park Royal”, ai qëlloi me breshëri në drejtim të një grupi personash, duke lënë të v rarë bashkëkombësin e tij, Prel Marku, dhe plagosur Petrit Brahojn, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME