Categories Lajme

Vrasja e ish-oficerit Arben Bilali, gjenden gjurmë të autorëve

Mapo.al zbardh detaje të reja nga vrasja e ish-oficerit të policisë Arben Bilali javën e kaluar në zonën e Selitës në Tiranë. Në automjetin tip “Mercedes Benz CLS” me targa të falsifikuara, i cili u gjet i braktisur nga policia pas ngjarjes në një lagje të Saukut, mësohet se janë gjetur gjurmë të vrasësve.

Ata braktisën automjetin pasi kanë hasur në një patrullë policie dhe janë larguar në këmbë. Dy persona mendohet të kenë qenë në rolin e “killerave”, ndërsa në drejtim të Bilalit është qëlluar nga ana e pasagjerit, pas shoferit.

Burime për Mapo.al thanë se në dyert e makinës janë konstatuar gjurmë të cilat mund të ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorëve të atentatit.

Mostrat e gjetura janë dërguar në laboratorin shkencor të Policisë së Shtetit dhe pritet që brenda pak ditësh ekspertët të kenë një identikit të qartë për profilin e vrasësve.

Arben Bilali, ish-efektiv i komisariatit nr.2 në kryqytet dhe ish-pjesëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u ekzekutua me 14 plumba mesditën e të mërkurës të javës së kaluar pranë banesës së tij. Ngjarja dyshohet për motive hakmarrje. Kjo pasi familja e Bilalit ka qenë në konflikt me dy familje të tjera në kryeqytet, përplasje të cilat kanë prodhuar disa të vrarë. Mes të cilëve edhe dy vëllezër të Bilalit të ekzekutuar në 1997 dhe 2010 në po të njëjtën zonë, atë të Selitës, ku u qëllua për vete edhe ish-oficeri i policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 4 persona, një prej tyre punonjës i OSHEE!

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME