Categories Lajme

Vrasja e Kastratit që tronditi Fierin/ 21 vite burg për Zajën, gjykata kthen dosjen e cakton 80 detyra për rolin e 3 të tjerëve

Albert Zaja, është dënuar me 21 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunimtë ndaj biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Fierit në Janar 2021.

Vendimi është marrë nga gjykata e Fierit, e cila konstatoi se Albert Zaja, është njëri nga protagonistët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Zaja kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, duke mos ju nënshtruar procesit gjyqësor me procedurën e zakonshme.

“Ora News” mëson se para se gjykata të deklaronte fajtor dhe dënuar me 21 vite burgim, prokurori i çështjes Dorian Tafili, i kishte kërkuar gjykatës në pretencën e tij, dënimin me 25 vite heqje lire për të arrestuarin Zaja.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zaja ka përfituar uljen e dënimit me vetëm 4 vite burgim. Në këtë proces, Zaja mbrohej nga avokati Elton Hyseni, i cili i kërkoi gjykatës një dënim të butë për të pandehurin.

Gjatë gjithë fazës së hetimit Zaja, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, dhe njëherësh ka pretenduar se nuk ka marë pjesë në vrasje.

Ndërkohë për 3 bashkëpuntorët e tij të shpallur në kërkim nga prokuroria e Fierit si pjesëmarës në këtë krim, Elson Xheçuka, Elmir Tufa dhe Silvia alias Roland Cara, gjykata ka vendosur të kthejë dosjen e akuzës për plotësim të veprimeve hetimore.

Për tre personat e mësipërm gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre.

Sipas burimeve pranë policisë së Fierit, personi i shpallur në kërkim, Elson Xheçuka, dyshohet se është njeriu që ka ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin.

Xheçuka, sipas policisë rezulton të jetë vëllai i Hektor Xheçukës, që u arrestua në vitin 2018 dhe më pas u lirua nga burgu në Prill 2019, si person i dyshuar në vrasjen e shtetasit Emiljano Boci.

Të katër personat kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat të realizuar në janar 2021, ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover”, objektivit Shkëlzen Kastrati, duke qëlluar njëri prej tyre.

Ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar në dalje të Fierit me një makinë tjetër, në pritje për të ardhur me shpejtësi dy shokët, që kanë qëlluar mbi Kastratin. Sipas aktit të ekspertimit, Kastrati është qëlluar nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njëri nga pjesëmarësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën Tufa është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

Por tashmë veç këtij dënimi, Tufa rrezikon të marë në mungesë dhe një dënim të dytë për vrasjesn e Shkëlzen Kastratit. Kërkimet për kapjen e Tufës dhe dy personave të tjerë Xheçuka e Cara, janë kryer për disa muaj nga ana e komisariatit të policisë Vlorë dhe Fier, por çuditërisht nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sulmohet me breshëri kallashnikovi “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit

Është sulmuar me breshëri kallashnikovi godina e kompanisë “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Arrestohet në Maminas trafikanti i drogës i dënuar në Itali

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot, vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmet/ Shoferi humb drejtimin, Benz-i përmbyset në mes të rrugës!

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Përmet, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb kontrollin e mjetit, aksidentohet shoferi në Gjirokastër

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”. Një 76 -vjeçar ka humbur…

LEXO ME SHUME