Categories Lajme

Vrasja e policit Prela, zbardhet ekspertiza balistike

Dy vjet pas vrasjes së Xhulio Prelës, ekspertiza balistike ka vërtetuar se armët e gjetura në banesën e Redion Hysës, janë përdorur për vrasjen e ish-efektivit të FNSH. Sipas provave balistike, Xhulio Prela u ekzekutua me një pistoletë tip TT, ndërsa arma kallashnikov u përdor për të dëmtuar kamerat e sigurisë së një karburanti që filmuan krimin e rëndë

Ekspertiza balistike e dy a rmëve të gjetura në banesën e Redion Hysës pak kohë më parë, ka vërtetuar se ato janë përdorur në vrasjen e ish-efektivit të FNSH-së Xhulio Prela. Burime bëjnë me dije se aram tip Kallashnikov është përdorur nga kushërinjtë Redion dhe Sokol Hysa, të cilët kanë qëlluar kamerat e sigurisë të një karburanti që ka filmuar vrasjen e ish-efektivit 26-vjeçar.

Ndërkohë, pas ekspertizës balistike ka rezultuar se arma tjetër pistoletë tip TT, është përdorur për vrasjen e Xhuliano Prelës. Redion dhe Sokol Hysa vijojnë të jenë në burg që prej muajit dhjetor të vitit 2020, pasi dyshohet se janë bashkëpunëtor në vrasjen e ish-efektivit të FNSH.

Më herët u lirua nga qelia i arrestuari tjetër për ngjarjen, Nikoll Sherniku, pasi për të nuk u gjetën prova që e lidhnin me vrasjen. Për ngjarjen dyshohet se ka dhe autorë të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ish-efektivi i FNSH, Xhulio Prela u qëllua me plumb në zemër pas mesnatës së datës 5 dhjetor të vitit 2020, teksa ishte duke u kthyer nga Shkodra për në Tiranë. Dyshimet janë se Prela u vra për shkak të një debati të çastit që pati me autorët. Bëhet me dije se dy palët janë konfliktuar për dritat e gjata të makinës sepse njëra prej tyre bezdiste drejtuesin e makinës tjetër. Pas debatit banal, rreth 3 minuta pas krimit, autorët e ngjarjes shkuan tek karburanti ku u furnizuar me naftë.

Më pas kanë ndjekur efektivin e policisë dhe e kane qëlluar për vdekje. Madje autorët e krimit të rëndë janë identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të një karburanti pranë vendit të ngjarjes. Policia bën me dije se autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME