Categories Lajme

Vrasja makabre e familjes shqiptare nga greku, motra e viktimës: Akt i paramenduar, prej 1 jave përgatiste…

Sot në emisionin  “Me zemër të hapur” u diskutua për ekzekutimin familjes shqiptare nga një shtetas grek, i cili u dënua me 4 burgime të përjetshme.

61-vjeçari Sakis Varvaresos do të vuajë dënimin pa asnjë masë lehtësuese për vrasjen me paramendim të 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

Motra e viktimës, Maries në një lidhje telefonike u shpreh se ‘molla e sherrit’ ishte nëna e autorit, e cila ankohej për zhurmë të kryer nga fëmijët. Sakaq tha se prej 1 jave, autori përgatiste varret, duke haur gropa.

“Lajmin e morëm vesh nga avokatja. Atë që presim ne është pak. Për dënimin që mori, e meritonte dhe e prisnim. Dënim me vdekje do ishte më e drejtë. Nuk kishte arsye për aktin. Molla e sherrit ishte nëna e vetë dhe këtë e ka pranuar pak a shumë. Arsyet ishin banale. Qiraja e parapaguar për dy muaj, nuk ekziston si pretekst. Ai vetë ka pohuar se fëmijët bënin zhurmë dhe shqetësonin nënën, por këto janë arsye banale.

Autori e ka paramenduar dhe i parapërgatitur për veprimet e bëra. Kishte një javë që hapte gropat dhe kishte përgatitur gjithçka. Sipas avokates së familjes, autori nuk ka shprehur pendesë.

Jam pak e lehtësuar për vendimin, në mënyrë që të qetësohen shpirtrat e tyre. Nëna dhe babai janë të rënduar psikologjikisht. Mami gjithë kohës më pyet ‘pse e ka bërë’. Do të dijë arsyen.

Janë vrarë fillimisht kunati dh motra, pastaj fëmijët 1 dhe 2 vjeç. Kur foli për fëmijët tha se nuk mbante gjë mend. Gjendja e fëmijës që shpëtoi është mirë, por i mungon familja e vetë. Por, e ka përjetuar shumë keq. Nuk e kam takuar pasi jam në proces dokumentesh, pro flas shpesh me nipin. Djali ishte prezent në ambientet e gjykatës ku u mbajt seanca gjyqësore, pasi e ka kërkuar vetë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME