Categories Lajme

Vrasja e tre grave dhe plagosja e 3 të tjerave, Komisioni i Ligjeve kërkon informacione nga disa institucione të vendit: Qëllimi, për të verifikuar…

Komisioni i Ligjeve në Kuvend i është drejtuar disa institucioneve të vendit duke i kërkuar informacione për ngjarjen që tronditi vendin dy ditë më parë ku mbetën të vrara 3 gra ndërsa u plagosën 3 të tjera. Për ngjarjen në fjalë u arrestua shtetasi Dan Hutra, një person me precedent të theksuar kriminal.

Kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka u ka dërguar kërkesa ILD-së, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për informacion mbi zbatimin e ligjit nr. 62/2022 “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Bushka gjithashtu u çoi kërkesë edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor ku i kërkohet informacion mbi zbatimin e detyrimeve për krijimin e bazës së të dhënave mbi vendimet gjyqësore për raste të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9669/2018 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

Mbi ngjarjet tronditëse të vrasjes dhe plagosjes së grave. Komisioni i Ligjeve i Kuvendit kërkon informacion nga institucionet publike.

Pas ngjarjeve tragjike të vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, në fillim të muajit Mars, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e Kuvendit, znj. Klotilda Bushka, në funksion të ushtrimit të kompetencës monitoruese të Komisionit për zbatimin e legjislacionit dhe garantimin e respektimit të të drejtave të njeriut, u është drejtuar disa institucioneve publike, duke iu kërkuar informacionet përkatëse me qëllim verifikimin paraprak të situatës.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, znj. Bushka, i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, informacion mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të magjistratëve në prokurori e gjykata, ku janë shqyrtuar çështje ndaj autorit të krimeve.

Nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është kërkuar informacion mbi zbatimin e ligjit nr. 62/2022 “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisē së Drejtësisē i kërkohet informacion mbi zbatimin e detyrimeve për krijimin e bazës së të dhënave mbi vendimet gjyqësore për raste të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9669/2018 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar.

Bashkisë Tiranë e Bashkisë Kamëz i kërkohet informacion nëse ka referim në mekanizmat e koordinuar te referimit të rasteve të dhunës në familje sipas detyrimeve ligjore per autorin e krimeve në fjalë dhe masat e marra, nëse ka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME