Categories Lajme

Vrasja e trefishtë në Klos, lirohen nga burgu dy vëllezërit e autorit që pas krimit u vetëvra

Janë liruar sot nga burgu vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, autor i dyshuar për vrasjen e babë e bir dje në Klos dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që pas ngjarjes ai vrau veten.

Bëhet fjalë për Bashkim dhe Besnik Mjeshtrin.

Kujtojmë se vajza 16-vjeçare që u bë mollë sherri deklaroi në polici se shantazhohej në instagram nga dy kushërinjtë Renato Hasula dhe Kenad Shira, djem tezesh dhe se për këtë shkak kishte ditë që nuk shkonte në shkollë pasi ndihej e frikësuar.

Mësohet se kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit të cilët morën edhe prindërit e tyre me vete në lokal Eglantin Hasulën dhe Ilir Shirën, ku ky i fundit mbeti dhe i vrarë. Po ashtu mësohet se në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

Pasi kanë mbaruar shkollën dy kushërinjtë janë pritur nga autori dhe së bashku me prindërit kanë shkuar në lokal që të sqaroheshin, por duket se situata ka agravuar dhe më pas Mjeshtri qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke vrarë babë e bir, Ilir dhe Kenad Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Reanto Hasulën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME