Categories Lajme

Vrasja në burgun e Peqinit, hetuesit shpresojnë të zbulojnë detaje te telefoni që i është kapur Mjacajt

Sokol Mjacaj, duket se ka vendosur ti mbajë për vete të vërtetat e tij për ekzekutimit e Arben Lleshit, në burgun e Peqinit me pistoletë të ardhur nga jashtë institucionit të sigurisë së lartë. 28 vjecari ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për të rrëfyer motivet dhe njerëzit që e ndihmuan në ngjarjen më të rëndë institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në këtë situatë, vec provave të ngjarjes së 15 Dhjetorit, prokuroria shpreson të sigurojë të dhëna shtesë nga një telefon celular i sekuestruar 6 muaj më parë në qelinë që Sokol Mjacaj ndante me Fran Marashin. Burime të besueshme se telefoni ishte pajisur me internet dhe aplikacione komunikimimi, cka mund ta kthejë atë në një provë të rëndësishme për hetimin e ngjarjes ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Idrit Shaqjan brenda burgut ku tre vuanin dënime të përjetshme.

Pajisja është dërguar për ekspertizë, për të nxjerrë nga aty telefonatat apo bisedat përmes aplikacioneve që janë kryer nga qelia me persona në liri. Mjacaj në dëshminë e parë mësohet se ka deklaruar se Arben Lleshin se vrau për shkak të refuzimit që i bënë në sektorin e Burgut të Peqinit. Por kjo dëshmi është marrë me rezerva.

Prokurorët kanë dyshime se vrasja e Arben Lleshit, i dënuar për ekzekutimin e një shqiptari në Britani të Madhe mund të jenë të një krim i porositur nga jashtë. Indrit Shaqja ndërkohë besohet se u plagos aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjacaj qëlloi 5 herë ndaj Arben Lleshit me një pistoletë me mulli të cilën pretendon se ka hyrë nga dera kryesore e burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Vrasja me pistoletë të sjellë nga jashtë, coi në pranga të gjithë zinxhirin komandues të Burgut të Peqinit të akuzuar për shpërdorim detyre. Vetëm pak orë para krimit, Ministri i Drejtësisë kishte firmosur mbylljen në regjimin 41 Bis të Sokol Mjacajt, me dyshimin se ishte përfshirë në aktivitetet kriminal brenda burgut, ku vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve ceke në vitin 2015 në Prekal të Shkodrës! Aktualisht 28 vjecari po mbahet i izoluar në burgun e Fierit, ndërsa në vijim pritet të dalë para gjykatës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME