Categories Lajme

Vrasja në Vlorë/ Balla: Zbulimi i autorëve është testi i besimit të qytetarëve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen në Vlorë disa ditë më parë ku u ekzekutua Gëzim Sinomati me snajper teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij. Policia ka ndërmarrë një aksion gjithpërfshirës në qytetin e Vlorës këto dy ditë, por ende autorët nuk janë identifikuar.

Balla shprehet se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale është testi i besimit të qytetarëve. Nga ana tjetër, Balla vlerëson angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “RENEA” dhe DVP e Vlorës të cilët po bëjnë një punë të rëndësishme hetimore.

Balla: Policia e Shtetit e di fare mirë se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale, si ajo e para pak ditëve në Vlorë, është testi i besimit të qytetarëve. E vlerësoj angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “Renea”, Drejtorisë vendore të Policisë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME