Categories Lajme

“Duan të më martojnë me forcë, të më marrin pasurinë”, avokati tregon bisedën e fundit me 68-vjeçarin që vdiq në gjykatë

Profesori i arteve marciale, Ilia Drini ka ndërruar jetë sot në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës ku kishte shkuar të interesohej për datën e gjyqit të caktuar ndaj tij, pasi ish-bashkëjetuesja kishte ngritur akuzën për shkaktim vetëvrasjes.

Avokati tij, Ndue Pjetra, ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se klienti i tij kishte një hall të madh që kishte shkuar në gjykatë, duke kërkuar nga Prokuroria të nisë hetimet dhe të zbardhë komunikimet e fundit të të ndjerit.

Ai theksoi se gjatë bisedës së fundit që kanë pasur mbrëmjen e djeshme (11 Janar), e kishte pyetur se çfarë problemi kishte, por klienti i tij i kishte thënë se do ia tregonte kur të takoheshin fizikisht.

“Po kërkonte me çdo kusht të shkonte tek gjykata sot, kishte diçka që donte të shkonte në gjykatë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i 68-vjeçarit.

Avokati theksoi se nuk kishte asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj tij nga bashkëjetuesja, e cila sipas Ndue Pjetrës, ishte me probleme të shëndetin mendor dhe kishte tentuar të vriste veten duke pirë ilaçe. Sipas avokatit, ajo është detyruar nga familjarët e saj të bënte denoncimet, pasi donin me çdo kush ta martonin me Ilia Drinin.

Ai tha se në një bisedë me klientin e ndjerë, rreth dy muaj më parë, ky i fundit i kishte thënë se “duan të më martojnë, të më marrin pasurinë”.

“Ajo vuante nga një sëmundje mendore, merrte mjekim tek 5-sa. Kishte probleme shëndetësore dhe e bënin të pamundur vazhdimin e bashkëjetesës me klientit tim. Çuditërisht familjarët e vajzës pretendonin dhe mundoheshin me çdo kusht ta martonin, që të bëhej një celebrim.

Ai nuk pranonte celebrimin, i kërkova organeve të hetuesisë që të shikonin komunikimet e fundit të klientit tim për faktin se ai kishte një hall të madh që vinte, pasi e dinte që data e gjyqit ishte me 1 shkurt.

Por kërkonte me çdo kusht të shkonte tek gjykata sot, kishte diçka që donte të shkonte në gjykatë.

Në gjykatat tona nëse diçka s’bëhet shembull nuk marrim masa. Ai ishte në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës. Sapo ka hyrë aty ka pyetur për datën e gjyqit që ta kishte te fiksuar.

Ajo i ka thënë që nuk e ke sot datën e gjyqit. Klienti është shokuar në atë moment sepse do ta ketë pasur një problem, ka pasur një hall që e ka detyruar të shkonte në gjykatë.

I thashë në bisedën e fundit mbrëmë në telefon, që çfarë problemi Ke. Më tha do të ta tregoj kur të takohemi fizikisht.

Punonjësit e gjykatës thanë se ai është ulur në karrige dhe në atë moment është rrëzuar në tokë, kaq. Ambulanca erdhi shpejt, por ishte e shkruajtur që të vdiste në gjykatën e Tiranës.

Ka vdekur menjëherë pasi ka folur me punonjësit e gjykatës, sapo i kanë thënë që nuk e ke datën sot, është ulur në karrige dhe ka vdekur.

Ka rënë poshtë akuza për përndjekje, por ai shkonte e vizitonte për shkak të gjendjes së saj. Ai nuk donte ta ekspozonte situatën e saj, mundohej ta duronte. Këmbëngulnin familjarët e saj të bënin atë veprim. Akuza ndaj tij ishte shkaktim vetëvrasje, ajo pinte ilaçe. Çifti kishte mbi 5-6 vite që bashkëjetonte në Tiranë.

Në gusht 2020 nuk kanë bashkëjetuar, që në momentin kur ajo e denoncoi. Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet, kishte hall që donte të më takonte. Ai jetonte i vetëm pas ndarjes nga bashkëjetuesja.

Seanca paraprake do të mbahej më 1 shkurt. Ajo ka dashur të vrasë veten, ka pirë ilaçe, klienti im pasi i ka dhënë ndihmën e parë, e ka marrë dhe e ka dërguar në spital duke i shpëtuar jetën.

Kryente veprime jo normale nga sëmundja që kishte. Por kishte familjen mbi kokë që e detyronte të ndërmerrte këto veprime.

I ndjeri më thoshte për vëllezërit e saj, që ata e detyronin. Dosja ka 3 vite që qëndron në sirtar.

Dy muaj më parë erdhi dhe më tha që duan të më martojnë, të marrin pasurinë.”-tha avokati Pjetra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME