Categories Lajme

Video\ U kapën me armë dhe municione, pranga dy vlonjatëve, zbulohen emrat

Kontrolle intensive në qytetin e Vlorës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu janë vënë në pranga 2 shtetas Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj, që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vunë në pranga shtetasit:

A. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. 2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale. Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME