Categories Lajme

Vrasje, grabitje me armë dhe arratisje nga burgu. Kush është Bardhyl Mino, i shumëkërkuari nga Greqia që u kap dje në Vlorë

Bardhosh Lytaj Alias Mino, i shpallur në kërkim nga policia greke dhe që u vu në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e se hënës ka një historik të gjatë grabitjesh dhe vrasjesh.

Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer në bashkëpunim dhe vrasjen e dy turistëve anglez në Patra të Greqisë.

Këto akuza rendojnë mbi të për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në territorin grek. Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turiste anglez në afërsi të Patrës dhe për këtë ngjarje gjykata e shkallës së parë në Patra e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Mbi Minon rendojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike për të cilën gjykata e Kretës e ka dënuar me gjashtë vite burg.

Mino është dënuar nga Gjykata e Korfuzit me pesë muaj burg dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe një arratisje nga burgu i Greqisë në kohen kur vuante dënimin për ngjarjen e dy turistëve anglez.

Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë, pritet te konvertohet ne burgim te përjetshëm ne Shqipëri teksa dënimin do ta vuaje në Shqipëri kjo për faktin sepse midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje për ekstradime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME