Categories Lajme

Vrau Arben Lleshin në qeli, Sokol Mjacaj do të dalë sot në gjyq! “Blindohet” gjykata

I dënuari me burgim përjetë, Sokol Mjacajn, i cili mesditën e 15 Dhjetorit vrau në qeli Arben Lleshin, do të dalë sot në gjyq.

FNSH dhe forcat Shqiponjat kanë krijuar Perimetrin e Sigurisë përreth Gjykatës së Elbasanit para fillimit të seancës ndaj 28-vjeçarit pritet të nisë në orën 10:00.

Ndërkohë prokurori i çështjes është Xhelian Seferi dhe gjyqtare, Yrfete Shkreli.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Sokol Mjacajt, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Ende mbetet mister fakti se si e ka siguruar armën 28-vjeçari, ndërsa 12 zyrtarë të burgut të Peqinit janë arrestuar nga policia.

Dinamika e ngjarjes

Prokuroria e Elbasanit në një komunikatë një ditë pas krimit (16 Dhjetor) zbuloi dinamikën e ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek, qëlloi për vdekje me tre plumba Arben Lleshin.

Organi hetues informoi se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për rreth 20 ditë. Madje, dyshohet se i dënuari me burgim të përjetshëm e ka mbajtur pistoletën edhe në ambientet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo regjimi brendshëm).

Sa i përket momentit të krimit të ndodhur rreth orës 13:52 mesditën e së premtes (15 Dhjetor), Prokuroria e Elbasanit sqaron se Sokol Mjacaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Arben Lleshit duke e lënë të vdekur në vend, si edhe ka plagosur të dënuarin tjetër Indrit Shaqja.

Pas krimit, prokuroria sqaron se 28-vjeçari ka kërcënuar gardianët me armë dhe më pas është izoluar me pistoletën në dorë në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Ndërkohë janë ngritur dyshime se nga punonjësit e shërbimit, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Zyrtarët e ndaluar të burgut të Peqinit:

Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

Nikolin Gjonpalaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

Arben Dulellari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

Fatos Pire, 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Ilir Balla, 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Florenc Mile, 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

Erjon Çela, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

Dëshmia e Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj, autori i ekzekutimit të Arben Lleshit, ka refuzuar të pendohet dhe të bëhet dëshmitar, ndërkohë që për versionin e hyrjes së armës në burg nuk ka dhënë ende dëshmi.

“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit.

Shkakun se përse e qëlloi Lleshin herë e lidh me faktin se ai nuk donte ta linte të kthehej në sektorin B të vuajtjes së dënimit dhe herë thotë se: “E vrava ngaqë pashë në televizor se Ulsi Manja do më transferonte në 41 bis”!

Por mësohet se versioni i 28-vjeçarit Sokol Mjacaj është rrëzuar nga Prokuroria pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

Sokol Mjacaj rreth dy muaj më parë është takuar me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Ndërsa viktima Arben Lleshi nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

Burgu pa skaner e kamera

Skandali që solli ekzekutimin me armë të një të dënuari me burgim të përjetshëm brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit thellohet në bazë të të dhënave që vijnë nga ky burg. Sipas tyre, skanerët e kontrollit për armë e celularë nuk punojnë në hyrje të burgut, po ashtu edhe kamerat e vëzhgimit janë jashtë funksionit.

Sokol Mjaçaj iu ka thënë grupit hetimor se ai e mbante armën me vete, madje kishte dalë edhe në ajrosje me të, duke lënë të kuptohet se prej 20 ditësh që ai pretendon që e ka mbajtur armën në qeli nuk është kontrolluar as në dalje dhe as në hyrje në qeli.

Hetimet e Prokurorisë së Elbasanit thonë se kanë zbuluar se ky ka qenë terreni që shfrytëzoi i dënuari përjetë për ekzekutimin e Arben Lleshit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME