Categories Lajme

Vrau kunatën në Bathore, arrestohet në Lushnje 31-vjeçari

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Agron Tanushi, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij, Jetmira Hasani 34-vjeçe. Sipas asaj që njofton policia, autori është arrestuar në qytetin e Lushnjes, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

Njoftimi i Policisë: “Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi  largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

Menjëherë pas  njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja  J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera  si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e  vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara,  bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje  dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh,  para pak minutash  autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga  nga  shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta  ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen  J. H., 34 vjeçe.  Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia” në Bathore. Për shkak të debateve për banesën pas divorcit të viktimës me vëllain e autorit, 31-vjeçari qëlloi tre herë mbi 34-vjeçaren duke e lënë të vdekur.

Zënkat mes tyre kishin arritur deri në dyert e gjykatave por pa zgjidhur asgjë, ndërsa për viktimën kishte edhe një urdhër mbrojtjeje por që fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë dot jetën. Në një intervistë për RTV Ora, vëllai i viktimës, Rajmond Hasani tha se ajo kishte shkuar në shtëpi për të marrë sendet e saj pasi kishte vendosur të mos kthehej më aty. Sipas tij, vrasja mund të ishte shmangur por policia u largua para se konfikti të shuhej.

Rajmond Hasani, vëllai i viktimës: ”Unë kam qenë në shtëpi, më thanë është bërë nami se e ka qëlluar me automatik Agron Tanushi. Motra ime ka jetuar aty, aty është bërë dhe prind. Ka shkuar të merrte sendet sepse nuk do kthehej më aty, kishte hasur pengesa dhe kishte ndodhur një konflikt. Është njoftuar policia para se të ndodhte ngjarja. Ka shkuar policia aty. Ishte motra me urdhër mbrotje, as nuk u bë shoqërimi i atij që bëri vrasjen, as nuk është kryer kontroll në banesën e tij që mbante armën.” ”Policia duhet të qëndronte deri sa të dy të mos ishin pranë njëri-tjetrit. Kjo vrasje mund të ishte shmangur. Personi ka ikur me vrap. Kërkoj të kapet dhe t’i jepet dënimi maksimal. Policia ka qenë prezente, por nuk ka kryer funksionet e veta. Mund të shoqëronte vrasësin, dhe të kryente kontrollin e banesës.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME