Categories Lajme

Vrau shqiptarin pasi tentoi t’i shembë shtëpinë me ekskavator, 53-vjeçari: S’kisha zgjidhje tjetër, 7 persona rrezikonin të vdisnin…!

Sandro Mugnai, personi që vrau më 5 Janar fqinjin shqiptar në Arezzo, thotë se gjithçka e ka bërë për të shpëtuar familjen.

“Disa gjëra mbeten në ndërgjegje, jemi shumë keq”. Kështu shprehet 53-vjeçari u cili në 5 Janar qëlloi me armë fqinjin e tij, Gëzim Dodolin, 59-vjeçar nga Shqipëria. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mes dy fqinjëve ka ndodhur një sherr.Vrau shqiptarin pasi tentoi t'i shembë shtëpinë me ekskavator, 53-vjeçari: S'kisha zgjidhje tjetër, 7 persona rrezikonin të vdisnin…!

Shqiptari i hipi ekskavatorit dhe tentoi që të prishte shtëpinë e italianit. Megjithatë edhe pse detajet e sherrit që çuan në këtë tragjedi nuk janë të njohura plotësisht, mediat shkruajnë se Mugnai dhe Dodoli nuk shkonin mirë dhe kishin pasur sherre prej vitesh.

“Pashë dritaren që ra dhe dëgjova zhurmat e ekskavatorit, nuk kisha zgjidhje tjetër. U mundova që të flas me të, por më goditi me ekskavator. Nuk dija çfarë të bëja më. Isha në panik. Në shtëpi ndodheshin 7 persona, të cilët rrezikonin që të gjithë që të vdisnin sepse ai nuk na linte që të largoheshim. Nuk kisha zgjidhje”, është shprehur italiani.

Ndërkohë Sandro Mugnai ka lënë qeline. Ai u la i lirë pasi trupi gjykues vlerësoi se 53-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME