Categories Lajme

“Vuaj nga një sëmundje e rëndë”- Adriatik Llalla kërkon pezullimin e vendimit të dënimit: Izolimi do të më sjellë pasoja për shëndetin

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg disa muaj më parë kërkon pezullimin e vendimit.

Sipas “Panorama”, ai i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë duke i kërkuar pezullimin e dënimit të tij me argumentin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja për shëndetin.

Ndërkohë Gjykata e Lartë ka vendosur që më 22 prill të shqyrtojë kërkesën e ish kryeprokurorit.

Trupa do përbehet nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simonit.

Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tre episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.

Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llala, i arratisur nga vendi para vendimit të formës së prerë që e dënoi me dy vjet burg për “fshehje të pasurisë”, u arrestua në Itali ne dhjetor te vitit te kaluar.

Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME