Categories Lajme

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë avokatja Denisa Daka, reagojnë miqtë dhe të njohurit

Është ndarë nga jeta parakohe avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

Avokatja Denisa Daka prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë në rrjetet sociale që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj. Ajo cilësohet nga miqtë e saj si një avokate shumë e zonja, e cila ka luftuar për të drejtat civile, e sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

‘Herën e fundit që u pamë, vije drejt meje me një tufë lule në dorë. Folëm për sëmundjen dhe fëmijët. Lamtumirë Denisa Daka, luftëtare e të drejtave civile, por sidomos e të drejtave të grave e vajzave. Rishihemi në kohë më të mira. Pushofsh në paqe.’- shkruan ish-ministrja Mimi Kodheli.

Avokatja Mirela Jorgo shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dakës dhe shkruan se Avokatura humbi një avokate të zonjën dhe shoqëria një mikeshë dinjitoze.

‘Lamtumirë kolegia ime avokate Denisa Daka! Bashkë kemi qënë në disa emisione të ftuara, një grua luftarake, avokate shumë e zonja, nēnë e përkushtuar dhe e vetme me dy fēmijët e saj. Avokatura dhe shoqëria humbi njē mikeshē, grua dinjitoze dhe prind i mrekullueshēm. Ngriti zërin shumë herë për problemet e divorceve nē familje, dhunës ndaj grave. Lamtumirē’- shkruan avokatja Mirela Jorgo.

Ngushëllime shpreh edhe avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

‘Lamtumirë shoqe! Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin. Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë. Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm. Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria. Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!’ shkruan Lapaj.

Edhe gazetarja Rudina Magjistari ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të avokates.

‘U prehsh ne paqe, Denisa, avokatja e palodhur e te drejtave te grave! Ngushellime familjareve!’- shkruan Rudina Magjistari.

Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. Daka është nënë e dy fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME