Categories Politike

Vuçiç: Fitorja e Donald Trump do të ishte me e mirë për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  ka deklarauar se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të ishte më e mirë për Serbinë. Vuçiç në reagimin e tij ka uruar Biden për fitoren, duke theksuar se do të ketë një bashkëpunim të mirë dhe me të.

Kam dëgjuar kritika të ndryshme. Unë jam duke u sulmuar për lavdërimin e Trump. Kurrë nuk kam thënë ndonjë fjalë të keqe për Biden, edhe pse e njoh atë më mirë se Trump. Unë e kam parë atë katër ose pesë herë. Kam thënë dhe mendoj se është më mirë për Serbinë që Trump të fitojë. Por nuk do të flas keq për Biden. Unë do të përpiqem të kem bashkëpunimin më të mirë të mundshëm,”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç theksoi se do të jetë më e vështirë për Serbinë me Biden, sepse Trump nuk mori pjesë në bombardimet dhe njohjet e Kosovës, ndryshe nga Biden.

Ai shprehu mirënjohje për Trump dhe anëtarët e kabinetit të tij për bashkëpunimin. Ndryshe, Biden më 1999-ën, përgjatë kohës sa shërbente si senator, kërkonte zëshëm që të zbatohej fushata e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, pas gjenocidit të bërë nga krimineli Millosheviç. Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi arriti të sigurojë 20 vota të tjera elektorale në Pensilvani, duke ia siguruar kështu atij 270 vota elektoral

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME